Transmetuar më 21-09-2022, 06:27

Një vajzë nga Rumania, bëri bujë botërore pasi u tha se kishte nxjerrë në ankand virgjërinë e saj.

Ankandi nisi me shumën 1 milion dollarë. Ndërsa çmimi rritej, një biznesmen anonim i ka ofruar adoleshentes 2.5 milionë dollarë.

Kefren përfaqësohej nga Cinderella Escorts, konpani që e quan veten "agjencia më e famshme e shoqërimit në botë".

Agjencia ka disa vajza që shesin virgjërinë dhe merr 20 për qind të të ardhurave. Pjesa tjetër i mbetet vajzave.

Ndërsa lajmi bëri xhiron e botës, Aleksandra thotë se asgjë nuk ndodhi. Ajo thekson se nuk e shiti kurrë virgjërinë e saj që bëri aq bujë në media. E reja tha se këtë e kishte bërë kompania për publicitet.

Vetë kompania mohon dhe thotë se kurrë nuk u ka ndodhur të dalë ndonjë vajzë e të mohojë gjërat.

Por çfarë do të bënte me kaq shumë para, vajza rumune. Ajo kishte thënë atëherë se hoteli ishte zgjedhur dhe do të shkonte të dhuronte virgjërinë te burri që nuk e njihte. Ndërsa për paratë, thoshte se do t’u blinte shtëpi prindërve.

Por babai dhe nëna ia kishin bërë të qartë se nuk donin shtëpi me këtë mënyrë. Vajza po ashtu tha se donte të vazhdonte studimet në Universitetin e Oksfordit.

Tani, ajo është e martuar dhe thotë se ndjehet e lumtur. Pasi tregon se humbi miqtë dhe po ashtu prindërit u zemëruan me të, ajo thotë se e vuajti disa kohë por tani po ecën përpara. /noa.al