Transmetuar më 20-09-2022, 09:10

Lufta në Ukrainë ka ndryshuar botën dhe tani po kërcënon paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor. Ndikimi rus duket të jetë i lartë në vendet sllave.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane Der Shpiegel shprehu shqetësim alarmant.

"Më shumë se 80 për qind e serbëve mendojnë pozitivisht se si Putin po kundërshton aktualisht Perëndimin, por në Shqipëri popullariteti i tij është më pak se një për qind. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga qeveria jonë, menjëherë pas fillimit të luftës.

Ndikimi i Moskës në Serbi është i fortë, në pjesën serbe të Bosnje-Hercegovinës është madje shumë i fortë. Rusia ka shumë ndikim te serbët. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky ndikim mund të shndërrohet në diçka të tmerrshme", paralajmëroi ai. /noa.al