Transmetuar më 19-09-2022, 22:54

Britania e Madhe- Kur e gjithë Britania ndiqte me pikëllim funeralin e e Mbretëreshës Elizabeth, ministri i Financave shpërthen në të qeshura.

Ministri i Financave dhe deputeti konservator i Britanisë së Madhe, Kwasi Kwarteng, ka shkaktuar reagime të forta në publik pas publikimit të një videoje ku shihet duke qeshur në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.

Kwasi Kwarteng mban postin e ministrit të Financave në qeverinë Truss.

Ai u kap nga kamera duke qeshur në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, ndërsa shumë komentuan se mund të kishte qenë i dehur.

Në një tjetër video që është publikuar, ministri duket i shqetësuar, ndërsa në mbishkrim përdoruesi shkruan “Pashë një tjetër video të tij dhe duket i dehur. Ai fërkon fytyrën me dorë dhe lëkundet nga njëra anë në tjetrën.”

What is Kwasi laughing so heartily about? Been about three times now. pic.twitter.com/Bv9bJQFqZQ

— Dr Bethany Usher (@bethanyusher) September 19, 2022