Transmetuar më 19-09-2022, 11:33

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka folur para mediave për dekriminalizimin.

Balla: Ka nevojë urgjente për politikën shqiptare dhe instituicionet e tjera për t’u pastruar nga ish bashkëpunëtorët e sigurimit të Shtetit. Kemi diskutuar për 2 projektligjet që janë në proces, i pari ligji për autoritetin për informimin mbi dosjet e sigurimit të shtetit, nuk do të ketë më asnjë pengesë për t’u verifikuar edhe ata që janë verifikuar më parë. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë kandidatet të bëjnë kërkesë te Autoriteti dhe ata të kenë mundësi të verifikojnë.

Gjithashtu vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimin, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish- sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar në mbledhjen e grupit parlamentar.