Transmetuar më 17-09-2022, 19:13

TIRANË- Nuk ka më dyshime. Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Gledis Nano.

Sot në një konferencë për gazetarët dhe për publikun në rrjetet sociale, Rama tregoi se ia ka kërkuar dorëheqjen, e cila është konfirmuar nga Nano ditën e hënë. Po ashtu, kreu i Qeverisë shtoi se kërkesa për largimin nga posti, u bë për shkak të shqetësimeve të shumta që kishte shteti ndaj zhvillimeve që po ndodhnin me rendin publik.

‘Kur thoni ju nuk e keni parasysh mua personalisht. Mbase këtë duhet ta merrni si një nga shembujt që ne nuk qeverisim duke i ndarë shqiptarët në tanët apo të atyre. Nuk merremi me gjëra të kësaj natyre, nuk kemi një regjim patronazhistësh, i përshëndes kudo ku janë se janë zemra e pazëvendësueshme, por jemi një qeveri që ka meritën. Rrumbullaku nuk vjen nga portalet në krye të policisë së shtetit por në disa vite punë. Ato çiftelitë e daullet e risjella 10 vite më pas, nuk kanë asnjë vlerë. Rrumbullaku është një vlerë morale me një integritet të padiskutueshëm për sa i përket ndershmërisë. Uroj që ai të ketë sukses të plotë. Të tjerat janë për konsumin e përditshëm të llumit që shohim cdo ditë.

Po i është kërkuar dorëheqja. Ai ma ka konfirmuar të hënën se do ta jepte dorëheqjen, sepse ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të pëplqyeshme lidhur me rendin publik. ‘- tha Rama.

Gledis Nano u shkarkua nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit më 31 gusht. Lajmin e zyrtarizoi ministri i Brendshëm Blendi Çuçi gjatë mbledhjes së qeverisë, pak ditë pasi Dosja.al kishte raportuar mbi përplasjet mes institucioneve për largimin e Nanos me ‘dorëheqje’. Mosbindja e ish-kryepolicit solli dhe shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.