Transmetuar më 17-09-2022, 19:04

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i shqetësuar se Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina. Në një intervistë për median serbe, Kurti nuk e përjashton mundësinë e një lufte në Kosovë. Ai thekson se këtë teori e përforcon në faktin që në anën serbe të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka rreth 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë.

“Albin Kurti nuk e përjashton mundësinë e një lufte në Kosovë sepse në anën serbe të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka rreth 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë. Ai beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se nuk do të ketë kurrë konflikt, se nuk do të ketë më kurrë luftë. Nëse nuk ka përgatitje për luftë, Kurti pyet pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake dhe kanë planifikuar 91. Nga të cilat dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake janë quajtur “mburoja sllave” dhe “vëllazëria sllave”,”- shkruhet në artikullin e medias.

Media serbe shton gjithashtu se Kurti ka treguar se e kundërshton krijimin e bashkimit të komunave serbe, duke theksuar se do të ishte një hyrje në krijimin e një Republike Srpska të re. ëndrra për ta bërë Kosovën pjesë të Serbisë, sipas Kurtit do të kthehet në makth për Ballkanin.

“Nuk mund të ketë luftë pa Serbinë dhe nuk mund të ketë paqe pa shqiptarë,”- ka thënë Kurti.

“Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe pse kundërshton krijimin e bashkimit të komunave serbe, duke theksuar se do të ishte një hyrje në krijimin e një Republike Srpska të re. Ai posaçërisht ka theksuar se përderisa serbët kanë ëndrra që Kosovën ta bëjnë pjesë të Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, por nuk mund të ketë paqe pa shqiptarë. Sipas Kurtit, gjëja më e rrezikshme është se lidershipi i Serbisë konsideron se Rusia është nëna e Serbisë dhe thekson se për këtë arsye rrethanat në Ballkan janë të mbushura me rreziqe dhe frikë,”- thuhet më tej në artikull.