Transmetuar më 17-09-2022, 19:02

Horoskopi i Paolo Fox Dashi: Një ndjenjë dashurie për të cilën jeni në pritje të bën të psherëtish, por nëse je i bindur duhet të hidhesh me kokë. Jeta profesionale po lulëzon, marrëdhëniet janë kudo të shkëlqyera me Peshqit. Vazhdoni kështu!

Horoskopi i Paolo Fox Demi: Një ditë veçanërisht pozitive për ju kjo e diel, përpiquni të përfitoni pa vonesë nga avantazhet e kësah dite. Puna po vijon pa ndonjë lajm të veçantë për momentin.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Në dashuri po përballeni me ndjenja të paqarta, por ende të gjalla në sajë të ndikimit të Hënës. Nga ana e kolegëve tuaj në punë keni fituar një respekt të veçantë.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja: Ka diçka të re që po vërtitet në ajër, por ju ende nuk e dini saktësisht se çfarë. Puna ju lodh, por ka shumë mundësi për rritje: bëni një përzgjedhje.

Horoskopi Paolo Fox Luani: Çfarë të bëni kur miqësia ju çon në dashuri? E thjeshtë: hidhuni në këtë përvojë të re. Kujdes nga mundësitë e rreme të punës, mund të bëni disa hapa prapa.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Jeta është si një kuti çokollate: duhet t’i hani të gjitha! Puna nuk përkon me aspiratat tuaja, dhe kjo fatkeqësisht po ndodh shumë shpesh.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Emocionet dhe ndjenjat janë të vrullshme në këtë periudhë, më mirë të mos humbisni në diskutime. Të ardhurat ju kënaqin, por jeni në kërkim të aventurave të reja profesionale.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Pasioni është pika juaj e fortë, ndaj lëreni partnerin tuaj ta ndiejë këtë të diel. Në punë mbani mend: temperamenti mendjeshkurtër nuk shpërblejet kurrë. Po kurrë ama!

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Ditë rikuperimi për ndjenjat, më mirë të shtyni diskutimet për të hënën. Në punë, megjithatë, ndiheni në formë dhe shumë konkurrues.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Humbet një gjë dhe fiton një tjetër, kështu ecën jeta. Në punë nuk keni asgjë për t’i pasur zili, askujt.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Kjo e diel duket si ditë konfuze, por në përgjithësi po ecën mirë. Mundësi të reja pune në horizont për javët e ardhshme.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Nëse jeta nuk ju buzëqesh, bëjeni gjithsesi hapin që doni dhe atë që doni të ndryshoni, sidomos në dashuri. Puna është afër një kthese themelore. /noa.al