Transmetuar më 17-09-2022, 12:22

Tiranë- Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me gazetarët. Ndër të tjera gazetari e pyeti edhe për qëndrimin kritik të deputetit socialist Erion Braçes.

Osman Stafa: Sekuestrimi i anijes me tonelata naftë, a ju kanë njoftuar se cilat kompani shqiptare ka qënë porositësja? Kush mban përgjegjësi për thyerjen e embargos. Numri i pakët i nxënësve në vend, a mbani përgjegjësi për këtë situatë, që i keni lënë një mundësi, ikjen. Brace ka deklaruar se e vetmja mundësi është largimi, ai kërkoi zgjidhje nga qeveria shqiptare.

Rama: Ka një shprehje në shqip që duhet të lash gojën kur përmend dikë, lajeni gojën kur përmendni Erion Bracen. Higjena e gjuhës është një problem shumë i madh. Tani, së pari nëse më pyesni cmendoj unë për Shqipërinë sot, mendoj se nuk ka krahasim me shqipërinë e viteve më parë.

Unë jam krenar për atë që kemi bërë, duan apo s’duan ata që Shqipërinë e duan vetëm për vete e kur nuk e kanë vetë nuk lënë gjë pa bërë. Unë nuk merrem me anije, çështja i takon organeve të drejtësisë, sikur dhe media të bvëjë detyrën e vet dhe të mos përdorë fuqin e saj për të vënë gjoba për autoritetet shtetëore do të ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë dhe më të mirë për të rinjtë.