Transmetuar më 14-09-2022, 10:49

GREQI- Ndahet nga jeta një nga aktoret e famshme greke Irene Papas.

Papas ndërroi jetë në moshën 96 -vjeçare. Në karrierën e saj, ajo trajtoi role të rëndësishme femërore në teatër dhe kinema, duke mishëruar plotësisht fuqinë e tragjedisë antike. Irini Papa (emri i vërtetë i së cilës ishte Irini Lelekou), lindi më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Corinthia ku ajo kaloi fëmijërinë e saj.

Prindërit e saj ishin mësues dhe ajo kishte tre motra. Adoleshencën e kaloi në Athinë duke ndjekur kurse aktrimi në Shkollën Kombëtare të Teatrit Klasik. Në moshën 15-vjeçare ajo mori rrugën artistike, pasi punoi si producente radiofonike, këngëtare dhe kërcimtare. Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me shkrimtarin Alki Papa dhe, megjithëse martesa e tyre nuk zgjati shumë, aktorja mbajti mbiemrin me të cilin u bë e njohur në mbarë botën.

Talenti i saj unik dhe interpretimet e shkëlqyera në tragjeditë antike si "Medea" dhe "Elektra" e bënë atë shumë shpejt të famshme. Po ashtu edhe në filmin e njohur "Odiseu" ajo u bë mjaft e dashur për shqiptarët.