Transmetuar më 13-09-2022, 21:36

TIRANË- Dita e parë e shkollës dhe nis edhe ‘tymosja e barit’.

Sot emisioni “Stop” solli një video, që tregoi sesi shitet hashashi brenda ambienteve të shkollave në vend. Emisioni “Stop” provoi të blejë cigare hashashi në shkollën “Ramazan Jarani” në Allias. Gjithçka rezultoi shumë e lehtë.

Për 5 mijë lekë të vjetra të infiltruarit e morën “mallin” dhe dorëzuan paratë.

PJESË NGA BISEDA:

Shitësi: Të pyes më lali, se s’vjen kush me më njeh mu.

Qytetari: Me 5 mijë lekë. Dale, se të dhashë shtatë! Është një çikë i thatë, apo i njomë?

Shitësi: Shihe vetë, ti e pi barin!

Qytetari: Mirë është! Thank you…!

Siç dallohet në videon e regjistruar nga “Stop” klientët e marrin drogën nga një shitës droge, i cili paratë i dorëzon në një makinë të kuqe./tvklan.al