Transmetuar më 12-09-2022, 11:11

Libi- Dramë pas drame në Mesdhe. Një vajzë 4-vjeçare siriane ka humbur jetën për shkak të etjes, pasi prej ditësh ishte e bllokuar në një varkë në mes të detit.

Vajza e vogël ishte larguar nga Libani për në Evropë me prindërit dhe motrën e saj një vjeç e gjysmë. Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti NaWal Soufi i cili prej vitesh jeton në Siçili dhe ishte i përfshirë në operacionin e shpëtimit.

“E qara e saj e pangushëllueshme do të kishte lëvizur edhe gurët. A e keni idenë se çfarë do të thotë për një prind të shohë një vajzë të vdesë në këtë mënyrë të tmerrshme?”, ka komentuar babai, Ahmed Adbelkafi Nasif.

Familjarët, refugjatë sirianë në Liban që ëndërronin një jetë të re në Itali, ishin në një varkë me 60 persona të tjerë. Pas rreth 10 ditësh, varka mori ndihmë nga një anije mallrash që mbante flamurin e Antigua dhe Barbuda.