Transmetuar më 11-09-2022, 18:26

Kosovë- Mbytet në pishinë një fëmijë 2-vjeç në Kosovë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi njoftoi se viktima është gjetur në një pishinë të vogël në shtëpinë e saj. Ndërsa, vdekjen thotë se e ka konstatuar mjeku në QKMF-në në Istog.

“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogel vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore” – tha Gashi.