Transmetuar më 10-09-2022, 20:50

Nuk janë pak. Madje sa dyfishi në shtet. E megjithatë pronari i një lavazhi nuk po gjen punëtor.

Njoftimin për pagën joshëse ai e ka vendosur në kangjellat e biznesit.

“Ne po kërkojmë staf dhe pagesa është 900 mijë lekë në muaj, plus siguracione”.

Ky njoftim tërheq jo vetëm atë që janë në kërkim të një pune, por edhe kalimtarët e zakonshëm

”Po qeshin të gjithë mendojnë se është shaka, por e vërteta është se unë nuk bëj shaka”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

Punë ka, por profesionistë nuk ka, kjo shprehje mer kuptim më së miri kur dëgjojmë kërkesën e punëdhënësit, që në këtë rast është 38-vjeçari nga Tirana, Musli Rexhmati, i cili prej dy dekadash drejton biznesin e familjes.

Në pikën e tij të lavazhit lahen automjete dhe tapeta. Musliu thotë se në lavazhin e tij gjithnjë ka diçka për të larë, dhe i vetëm ai e ka të pamundur të përballojë fluksin e punës, për këtë arsye Musliu kërkon të punësoj lavazhier me një rrogë që kurrë nuk do ta mendonte se do ta ofronte për punëtorët e tij.

“Ne kemi më shumë se 20 vite që ushtrojmë këtë aktivitet, puna shkon mirë po duhet rritur shërbimi dhe kjo arrihet duke pas staf të mirë. Po nuk po gjejmë staf”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

Prej dy muajsh 38-vjeçari në kërkim të lavazhierëve, edhe pse pagën e lavazhierit e ka tre fishuar, rroga prej 900 mijë lekëve të vjetra në muaj sipas tij nuk po josh njerëzit e duhur.

“Jam detyruar të 3 fishoj rrogën për të pas stafin e mirë, kam vënë një tabelë aty 900 mijë lekë plus sigurime thjesht mos të mbes pa staf. Ka nja dy muaj që e kam vënë se kam hequr pasi nuk kam stafin që dua. Për momentin unë kam nevojë për 7 veta, por më duket si e vështire”, u shpreh ai.

Sipas Musliu të rinjtë nuk ka në durimin dhe kulturën e punës, pavarësisht se sa para do të marrin në fund të muajit.

“Trokasin vetëm djem të rinj, sepse ata kanë nevojë për lekë, pun ojnë 15 ditë dhe ikin. Nëse ka një familjar që kërkon rrogë të mirë është i mirëpritur”.

Me mungesën e fuqisë punëtorë nuk po përballët vetëm Musliu, të njëjtin problem e gjejmë të sektori I bujqësisë dhe turizmit. Të rinjtë duan të qëndrojnë larg punës, ndërsa ato më në moshë thonë që ndjehen të pafuqishëm përballë punës së tokës, detit, apo lavazhit./TCh