Transmetuar më 10-09-2022, 07:57

Sipas MeteoAlb: Vranësirat e shpeshta do dominojnë në pjesën më të madhe të ditës në pothuajse gjithë vendin, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar në Shqipëri reshje të pakta shiu. Pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat veriore. Por pas orëve të pasdites pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Lindja e kontinentit dhe pjesërisht Europa Jugore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa Europa Qëndrore paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe reshje të shiu. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Vendet Nordike do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Kosova

Vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në Kosovë për gjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që herë pas here në intervale të shkurtra kohore vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme, duke krijuar mundësi për reshje shiu në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë territorin e MV, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që më të dukshme vranësirat të jenë në orët e para të mëngjesit dhe pas mesdite. Ndërsa kthjellimet më prezente në vend paraqiten përgjatë orëve të mesditës.