Transmetuar më 09-09-2022, 16:38

Ndryshime drastike të motit në disa zona të vendit.

Sinoptikani i njohur Sakis Arnaoutoglou, i cili dikur parashikoi me saktësi përmbytjet në zonën qendrore dhe veriperëndimore të Shqipërisë pas tërmetit të 2019, ka bërë një parashikim dhe për motin në Shqipëri për orët vijuese.

Ai thotë se një valë e motit të keq me reshje shiu të furishme dhe stuhi do të prekë zonat veriore dhe perëndimore të Shqipërisë për disa orë pas mesditës të së premtes.

Sinoptikani ka shpjeguar se reshjet e dendura të shiut do të prekin Shkodrën, Kukësin, Lezhën e ndoshta edhe zonat rreth Durrësit dhe Tiranës.