Transmetuar më 09-09-2022, 09:37

HAS- Qindra të rinj nga Hasi kanë emigruar në Britaninë e Madhe.

Liman Morina, kryetari i bashkisë së Hasit ka ndarë dhimbjen me familjen mbretërore për humbjen e Mbretëreshës Elisabeth II. Ai i ka ngushëlluar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, e po ashtushtoi se Hasi dhe Britania e Madhe ndërtuan ura komunikimi. Fundin e mesazhit të tij ai e mbyll duke theksuar Mbretëresha ka vend të veçantë në zemrën e çdo personi nga Hasi dhe kujtimi i saj do të mbetet i paharruar për ta.

“Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II. E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e MB për këtë humbje të madhe. Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetēn strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen. U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta. Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë më zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne!,”-shkruan Morina.