Transmetuar më 08-09-2022, 10:04

Qeveria ka vendosur që si kurrë më parë në 32 vjet pluralizëm, të rrisë për herë të dytë brenda një viti, pagën minimale, të detyrueshme për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama njoftoi në daljen e sotme për mediat se nga 32 mijë lekë që është prej disa muajsh, paga minimale shkon në 34 mijë lekë.

Qeveria thotë se kjo është paga minimale e detyrueshme që duhet të marrin punëdhënësit, megjithatë fakt është se kjo rritje, siç pranon ministria e Financave dhe Ekonomisë, bëhet për të rritur të ardhurat nga pagesa mujore e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Aktualisht, me pagën 32 mijë lekë paguhen 9100 lekë në muaj.

Kalimi në 34 mijë lekë është një rritje afro 7 për qind. /noa.al