Transmetuar më 07-09-2022, 15:36

Beograd- Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka thënë në Beograd se është i gatshëm të ofrojë mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje për letërnjoftimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti turk ka folur edhe për marrëveshjen për targat e arritur mes dy shteteve, më 27 gusht.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime vetëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë, sido që të mundemi. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, ka thënë Erdogan.

“E sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike”, ka thënë presidenti turk.

Erdogan po viziton disa shtete të Ballkanit Perëndimor, por në agjendë nuk ka Kosovën.