Transmetuar më 07-09-2022, 06:36

Mirëmëngjes. Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 12 deri 29°C në zona e ulëta 14 deri 34°C në zona bregdetare 16 deri 32°C Ju urojmë një ditë të mbarë!

Vendi ynë ka hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës; por java që po vazhdon na rezervon përsëri mot me diell si dhe temperatura (relativisht) të larta.

Deri ditën e Enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Në relievet malore në orët e mesditës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara në formën e shtrëngatave apo stuhive.

Situata meteorologjike ndryshon plotësisht gjatë ditës së Premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell dhe kryesisht në jug të vendit.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët.

Temperaturat gjatë kësaj jave parashikohet të arrijnë deri në vlerat 34-35°C ndërsa për ditën e premte parashikohet rënie e tyre por kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe qendër.