Transmetuar më 04-09-2022, 20:15

TIRANË- Mbrëmjen e sotme çifti i njohur Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (DJ Dagz) kanë zbuluar gjininë e bebit të tyre. Veshur me të bardha e rrethuar me tullumbace të bardha çifti ka zbuluar se janë në pritje të një djali.

Djalë apo vajzë- Einxhel Shkira zbulon gjininë e bebit!

Madje dhe fotot nga festa janë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale. Sipas fotove të publikuara nga Kryefjala, Einxhel duket e prekur nga zbulimi, madje nuk i përmban as lotët.

Djalë apo vajzë- Einxhel Shkira zbulon gjininë e bebit!

Ndërsa dekorin e kanë zgjedhur tërësisht të bardhë, po ashtu si edhe veshjet e tyre. Ndërkohë që mbetet për t’u parë videoja e plotë e momentit të zbulimit, por edhe kush ishin të ftuarit e veçatë të çiftit për rastin. Të dy nisën historinë e dashurisë pak muaj më parë, përgjatë qëndrimit në shtëpinë e "Big Brother".