Transmetuar më 04-09-2022, 10:33

ITALI- Modelja Beniada Nishani është një nga vajzat më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi ajo ka ndarë një lajm shumë të mirë me fansat në rrjetet e saj sociale.

Përmes postimi në Instagram, ajo ka treguar se është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia më 5 shtator.

“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rëndësishme për mua, do të shihemi më 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë në mënyrën me të mirë të mundshme", ka shkruar Beniada në Instagram.

Ajo u bë e njohur dhe e dashur për publikun gjatë qëndrimit të saj në "Big Brother VIP".

View this post on Instagram

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)