Transmetuar më 03-09-2022, 23:46

Bruksel- Vendosja e çmimit tavan për blerjen e naftës ruse ka bërë që Parlamenti Evropian të shpërthejë në festë.

Vendimi u mor nga Ministrat e Financave të vendeve anëtare të G7-së.

Të gjithë nisën të brohorisnin, duartrokisnin e filmonin festën brenda sallës.

Në mbledhjen që u mbajt në Gjermani, ata u shprehën se ky vendim do të sjellë pasoja pozitive në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe pse ende nuk është vendosur vlera e saktë e këtij çmimi tavan.

Më herët edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Leyen, mbështeti idenë e një çmimi tavan jo vetëm për naftën, por edhe për gazin rus.

Ky propozim ka mbështetjen e SHBA-ve dhe të Britanisë së Madhe. noa.al