Transmetuar më 03-09-2022, 23:10

Itali- Edhe pse është një shoqëri më e emancipuar dhe e hapur, sërish për italianët familja është e shenjtë.

Një grua në Itali është shqetësuar nga puthja e dy burrave dhe për këtë ka telefonuar policinë. Sipas mediave italiane gruaja në Milano ka telefonuar policinë duke thënë:

Ejani shpejt tani, dy burra puthen në rrugën poshtë shtëpisë time. Sipas zonjës në fjalë dy burrat po putheshin nën dritaren e saj dhe këtë e kanë bërë edhe herë të tjera.

Në rrjetet sociale, komentuesit janë ndarë në dy pjesë. Disa mendojnë se gruaja ka bërë mirë që ka telefonuar policinë, ndërsa disa të tjerë e akuzojnë atë për homofobi që nuk respekton zgjedhjet e njerëzve.