Transmetuar më 03-09-2022, 07:53

Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen, më shumë në zonat malore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e detit të Zi dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu, por herë pas here reshjet do të jenë edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm mbetet dhe Europa Veriore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit parashikohet të jetë në dominimin e motit kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferik do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës përgjatë gjithë 24_orëshit, ku pritet që orët e para të ditës të jenë me orët të shumta me diell. Ndërsa pas mesdite priten kalime të lehta në të gjithë vendin por nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, kryesisht në zonat Verilindore do të jenë më të dukshme vranësirat.

Po ashtu dhe në vijim MV do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.