Transmetuar më 02-09-2022, 16:45

Tiranë- Gjatë ditës së shtunë dhe të diel në Shqipëri do të ketë mot të qëndrueshëm, duke lënë pas ditët me reshje shiu.

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë, ditën e shtunë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 1-8 m/sek, ndërsa ditën e diel nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.