Transmetuar më 01-09-2022, 16:36

Tiranë- Dita e premte do të sjellë ulje drastike të temperaturave sa u përket vlerave maksimale të cilat pritet të arrijnë në 26 gradë celcius.

Gjatë ditës së nesërme në të gjithë territorin pritet të ketë vranësira të cilat do të shoqërohen me stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike.

Ndërkohë që ditën e shtunë dhe të diel moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe me një rritje të lehtë të temperaturave sa u përket vlerave maksimale. (noa.al/M.D)