Transmetuar më 28-08-2022, 15:16

SERBI- Presidenti serb Alekandër Vuçiç ka refuzuar kërkesën e Perëndimit për të inspektuar disa kazerma ushtarake.

Kanë qenë disa atashe ushtarakë perëndimore të vendosur në Beograd që kanë kërkuar për të inspektuar kazermat dhe gatishmërinë ushtarake të Armatës së Serbisë në Novi Pazar dhe Rashkë afër kufirit me Kosovën.

"Unë si komandant i përgjithshëm e refuzova atë kërkesë. Aty mund të hyjnë përfaqësues të organeve kompetente të Republikës së Serbisë, me miratimin e Komandantit të Përgjithshëm. Nuk isha i gatshëm ta lejoja këtë", tha Vuçiç.

Sipas burimeve të Novosti pranë Shtabit të Përgjithshëm, Vuçiç e ka hedhur poshtë kërkesën me shpjegimin se Serbia është një vend i pavarur, ushtarakisht dhe neutral.

Sipas Vuçiç ai është i vetmi që ka të drejtë të kujdeset për ushtrinë e tij dhe nuk ka nevojë që dikush, kushdo qoftë ai, të inspektojë sistemet dhe njësitë luftarake serbe.

Ky informacion është konfirmuar për ‘Novosti’ edhe nga Ministria e Mbrojtjes.