Transmetuar më 27-08-2022, 18:28

Bruksel- Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet. Përfaqësuesi i Lartë i Politikës të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakort për mjetet identifikuese. Në një statusn në rrjetet sociale, Borrell shkruan se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre,”- shkruan Borrell në profilin e tij twitter.

We have a deal. Under the EU-facilitated Dialogue, Serbia agreed to abolish entry/exit documents for Kosovo ID holders and Kosovo agreed to not introduce them for Serbian ID holders.(1/2)

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022

Kosovo Serbs, as well as all other citizens, will be able to travel freely between Kosovo & Serbia using their ID cards. The EU just received guarantees from PM Kurti to this end.This is a European solution. We congratulate both leaders on this decision & their leadership(2/2)

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022