Transmetuar më 27-08-2022, 09:11

Morinë- Moti me diell dhe temperaturat e favorshme kanë bërë që edhe këtë fundjavë qytetarët kosovarë të dynden drejt bregdetit shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morine –Kukës, shkruan abcnews.al.

Radhët ende vazhdojnë në këtë segment. Mijëra qytetare nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet. Kujtojmë se në Morinë nuk ka kontrolle kufitare sipas marrëveshjes se dy qeverive.