Transmetuar më 24-08-2022, 10:00

Punëtorët që restauronin një shkollë në Australi zbuluan një mesazh në një shishe të fshehur, gjatë punimeve për rikonstruksion.

Shishja, që tradicionalisht gjendej në det, këtë radhë u gjet në majë të godinës së shkollës dhe u mësua se ishte lënë aty nga një prej marangozëve që fillimisht e ndërtoi strukturën në 1935.

Shkolla Shtetërore Junction Park në Annerley, në periferi të Brisbane, Queensland, tha se punonjësit e Restaurimeve të Trashëgimisë së Queensland gjetën shishen ndërsa punonin për restaurimin e majës.

Letra, e datës 12 tetor 1935, kishte autor zdrukthëtarin e atëhershëm 16-vjeçar, nxënësin Gordon Benson.

Benson kishte shkruar në këtë letër që shihni në galeri, se shpresonte që shënimi të gjente rrugën për t’u lexuar nga fëmijët ose nipërit e tij.

Shkolla kreu një ceremoni të martën ku ministri i Transportit Mark Bailey ia dorëzoi shënimin, Geoffrey Benson dhe Marilyn Blundell, dy nga pesë fëmijët e Benson.

"Pasi e kuptova se ishte shkruar nga babai im, nuk ishte një surprizë," tha Geoffrey Benson për Australian Broadcasting Corp. "Babai gjithmonë mendonte për familjen e tij, fëmijët e tij dhe të ardhmen e fëmijëve të tij. /noa.al