Transmetuar më 24-08-2022, 01:17

Që nga mbrëmja e djeshme dhe në vazhdim, pa afat, në Shqipëri nafta shitet me plot 239 lekë ose afro 2.1 euro për një litër, ndër vlerat më të larta që nga shkurti 2022 kur nisi rritja e pandalshme e çmimit.

Edhe benzina po rritet sërish. Tani ajo kushton 205 lekë për litër.

Paradoksi qëndron edhe në faktin se kurrë më parë benzina nuk ka qenë më e lirë se nafta.

I ashtuquajturi Bord i Transparencës, ka disa persona si anëtarë dhe ata përfaqësojnë shtetin nga njëra anë dhe bizneset e karburanteve nga ana tjetër.

Në këtë bord nuk ka asnjë përfaqësues nga shoqëria civile.

Bordi nuk publikon asnjëherë se ku bazohet kur shpall vendimet dhe nuk nxjerr çmimet që karburantet vijnë në Shqipëri, pra me sa blihen jashtë vendit.

Gjithashtu ky bord, ashtu si zyrtarët e shtetit që janë pjesë e këtij bordi, nuk kanë treguar ndonjëherë se sa naftë prodhohet në Shqipëri dhe sa prej saj shitet në pikat e karburanteve dhe sa është kosto e saj si e prodhuar në vend.

Megjithatë, fakt në vite është se disa kompani shesin naftë të prodhuar në zonën e Fierit.

Por kush janë anëtarë të Bordit të Transparencës?

Belinda Balluku, ministre

Niko Lera, Anëtar i Bordit të Naftës dhe Drejtor i Politikave fiskale në Ministrinë e Financave.

Lavdrim Sahitaj, Kryetar i Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut,

Ceno Klosi – Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Gent Gazheli – Drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Delina Ibrahimi – Ministre e Financave

Ilia Gjermeni – Drejtor i Petroleum

Luigj Aliaj – Shoqata e Hidrokarbureve

Enea Karakaçi, Drejtor ministrie të Energjitikës