Transmetuar më 21-08-2022, 18:31

INTERVISTA:

Rudina Hajdari, 35 vjeç, një karrierë e suksesshme dhe nënë e lumtur. Po në syrin tuaj si ju gjeti kjo ditëlindje?

Karriera ime sapo ka filluar dhe kam ende rrugë përpara. Kërkoj shumë nga vetja dhe nuk më duket sikur kam arritur diçka të madhe.

Si shkoi festa? Cila ishte dhurata më e veçantë që morët?

Festa ishte shume e ngrohtë mes njerëzve të ngushtë dhe familjareve të mi. Mendoj se ky vit për mua ka një kuptim të veçantë, sepse në këtë moshë babait tim iu ndërpre jeta dhe më bën të reflektoj se sa i ri ishte dhe sa shumë arriti në atë kohë.

Në këto 35 vjet, cili është pengu kryesor i Rudinës?

Rudina dhe politika, kapitull i mbyllur apo plane për të ardhmen?

Politika do jetë angazhimi im kryesor dhe nuk i kam mbyllur asnjëherë planet, pavarësisht se politika do t’i mbyllë me mua. Unë nuk heq dorë dhe do vazhdoj, sepse ky vend ka nevojë për njerëz me energji të reja.

E shumë mediatizuar si politikane, ka pluset dhe minuset e veta. Çfarë ju ka lënduar më së shumti?

Jam shumë e dashur me mediat dhe kam raporte shumë të mira me gazetarët. Në fillim ishin ato sikletet e para sa u ambientova, por tani nuk ndjej asnjë lëndim përkundrazi, jam e lumtur që jam e mediatizuar si politikane.

Thonë se politika i transformon gratë, sa e ka ndryshuar Rudinën?

Besoj se më ka ndryshuar në logjikë nga mënyra sesi e lexoj politikën dhe dinamikat e saj, por jo si njeri. Jam e njëjta Rudina si nënë dhe si shoqe, si grua.

Si i keni sot marrëdhëniet me ish-kolegët, kë do të spikasnit?

I kam shume të mira. Me Ralfin Murrizin kam pasur raport shumë të mirë dhe vazhdoj i ruaj. Mendoj që koha e treguar qartë këta nuk ishin njerëz as të blerë e as të shitur ashtu siç akuzoheshim. Këtë e bën politikën që për interesa personale është gati t’i shkel mbi çdokënd padrejtësisht.

Jeni ndër personazhet që keni folur më hapur edhe për jetën tuaj private, mendoni se ju ka dëmtuar?

Jo fare, jam shumë qetë në atë drejtim madje mendoj se më ka ndihmuar në raport me njerëzit që kanë vlerësuar faktin që kam qenë e hapur se vetëm kështu mund të ndihmojnë njëritjetrin. Asnjë nuk është perfekt dhe ka problemet e veta ndaj duke qenë e hapur je më njerëzore dhe ndihesh më e afërt me njerëzit që të duan.

Si janë sot raportet me bashkëshortin tuaj?

Çfarë mendon se e ka dëmtuar marrëdhënien tuaj? Është e vërtetë që pas martesës dashuria ndryshon? Nëse do të ishit larguar nga politika, mendoni se mund ta kishit shpëtuar apo përmirësuar raportin tuaj me bashkëshortin? Cila është këshilla që i jepni më së shumti Sihanës?

I jep këshilla çdo ditë, këshilla që i përsëris më tepër është që duhet t’i trajtojë të gjithë njerëzit njësoj pavarësisht racës, fesë, statusit ekonomik etj., besoj fort te parimi njerëzor dhe dua që ajo ta ketë atë anë në jetën e saj.

Si ka ndikuar tek ju largësia që keni pasur me vajzën tuaj?

Kanë qenë e vështirë po kjo nuk më ka ndalur që të kem një raport të shkëlqyer me të. Ajo e kupton pse jemi larg njëra-tjetrës dhe mundohemi me të gjitha mënyrat të jemi në kontakt sa më shumë.

Kur bëni një retrospektiv, mendoni se ja ka vlejtur koha dhe insistimi juaj në Shqipëri?

Besoj se po. Çdo gjë që ka të bëj me dëshirën dhe pasionin për të ndjekur ëndrrat e tua, ia vlen sakrifica.

Vera është një kohë e rëndësishme sepse është kohë familjare dhe më afron më tepër me njerëzit që dua më shumë. Është një kohë kur unë lexoj më tepër dhe gjej kohë për miqtë e mi. Panorama