Transmetuar më 18-08-2022, 20:54

Dy femra shqiptare, rivale ndaj njëra-tjetrës, janë përleshur mes tyre në Greqi me pasojë plagosjen e një prej tyre.

Noa.al ka zbardhur ngjarjen dhe rrëfimin e 25 vjeçares në Pylaia, Selanik e cila pasditen e djeshme ka ndjekur një bashkatdhetare 27-vjeçare që po shkonte në këmbë drejt shtëpisë së saj dhe e ka plagosur me një objekt të mprehtë (thikë) në bark dhe në shpatull.

Gjithçka erdhi si sulm xhelozie, pasi siç thotë 25 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, femra tjetër, dy vjet më e madhe, po rrekej t’i merrte burrin bashkë me fëmijët.

Policia tha se e plagosura, ndërsa përgjakej, u afrua te shtëpia e motrës së saj dhe ka njoftuar policinë e më tej ka shkuar në spital.

Pacientja është shtruar në spital me dëmtime në bark dhe shpatull.

27 vjeçarja tregoi dhe gruan 2 vjet më të vogël që e kishte plagosur. Policia, pak orë më vonë e arrestoi 25 vjeçaren.

Ajo është dërguar në prokurori ku rrëfeu sot se iu sul tjetërs pasi sipas saj, ajo ka një lidhje me të shoqin.

Sipas avokatit të saj, ajo është penduar për veprimet dhe gjithçka që mendon janë fëmijët e saj.

“Nuk doja ta vrisja. Vetëm për ta ngacmuar sepse ajo dëshiron të më marrë burrin dhe fëmijët nga unë”. Kështu deklaroi para prokurorisë 25-vjeçarja nga Shqipëria pasi goditi me thikë nbashkatdhetaren 27-vjeçare në Pylaia, Selanik.

Gruaja në moshë të re tha se pa fajin e saj, është përfshirë në një trekëndësh dashurie me të shoqin dhe të plagosurën, sipas saj, dashnorja e tij.

Prokurori ka ngritur kallëzim penal për tentim vrasjeje, armëmbajtje dhe përdorim të armës së ftohtë.

Avokati i të pandehurës, Thanasis Hatzakos tha se klientja e tij e ka bërë veprimin pasi nuk ka dashur të humbasë bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Ai citoi 25 vjeçaren të pretendojë se bashkëshorti i saj dhe e plagosura kanë dashur ta dëbojnë nga shtëpia dhe të rrisin bashkë fëmijët e saj tetë dhe katër vjeç.

Shikoni më poshtë vajzën që mbeti e plagosur. /noa.al