Transmetuar më 16-08-2022, 21:58

Tiranë- Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri. Sipas sinoptikanëve, këtë javë Shqipëria do të përfshihet nga temperatura të nxehta. Sinoptikania, Lajda Porja shprehet se nga e mërkura e deri të premten do të ketë rritje temperaturash që do të arrijnë deri në 38 gradë.

Duke filluar nga e mërkura deri të premten do kemi rritje të ndjeshme temperaturash për shkak të masave afrikane që ndodhen në brigjet greke. Shqipëria do pësojë rritje të temperaturave dhe të ngjitet në 38 gradë. Por sinoptikania shton se moti në fundjavë, merr sërish kthesë pasi do rikthehen sërish ditët e vjeshtës me ulje të ndjeshme temperaturash.

Kjo situatë pritet të ndryshojë mënjëherë në fundjave ku e shtuna do sjellë rënie të temperaturave, reshje shiu dhe erë të fortë. Për të gjithë ata që kanë zgjedhur fundin e muajit Gusht për pushime, tempertaurat nuk do t’i kalojnë 33 gradë.