Transmetuar më 14-08-2022, 16:28

Tiranë- Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki: 206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar. Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 459 Të shëruar në 24 orë 241 Të shtruar në spitale 25 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1173

Testime totale 1,942,205 Raste pozitive 321,804 Raste të shëruara 314,812 Raste Aktive 3,421 Humbje jete 3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,268 Fier 540 Durrës 359 Vlorë 306 Gjirokastër 207 Berat 155 Korçë 131 Shkodër 129 Elbasan 128 Lezhë 122 Dibër 42 Kukës 34