Transmetuar më 13-08-2022, 07:53

Shqipëria

Deri në orët e mesditës Shqipëria do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të cilat do të sjellin momente të pakta me reshje. Ndërsa në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë vendin duke sjellë gjatë mesditës dhe pasdites reshje shiu në pothuajse gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata parashikohet të sjellin rrebeshe shiu në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon territori i Kosovës të mbizotërohet nga vranësirat e shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, por pritet të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra në vend. Ndërsa në intervale të shkurtra kohore pritet të ketë dhe dominim të kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut që prej disa ditësh mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po sjellin vranësira të shumta në territor, ku gjatë mesditës dhe në vijim vranësirat do të zhvillohen duke sjell reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu pjesërisht qendra e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të cilat do të pësojnë zhvillime duke sjell reshje shiu. Ndërsa Britania e Madhe dhe Skandinavia do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Europa Lindore paraqitet në dominimin e motit të qëndrueshëm.