Transmetuar më 07-08-2022, 16:44

Tiranë- Motit përvëlues duket se i vjen fundi në javën e ardhshme.

Duke nisur nga dita e hënë do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave sa u përket vlerave ekstreme.

Ndërkohë që në të gjithë territorin gjatë javës pritet të ketë edhe reshje shiu të shoqëruara me ngarkesa elektrike.

Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore.

Kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshërit me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata.

Valëzimi në dete i forcës 3 ballë. (noa.al/M.D)