Transmetuar më 30-07-2022, 12:11

Një projektues i zgjuar makinash nga Franca i ka dhënë "Rolls Royce Phantom" një kthesë epike dhe e ka bërë atë të duket si një ‘batmobile’, nëse Batman ka pasur ndonjëherë një Rolls Royce.

"Danton Arts Kustoms", një punishte makinash me porosi në Francë, ka ndërtuar një "Rolls Royce Phantom" me gjashtë rrota. Alexandre Danton, prodhuesi i kësaj makine, dëshiron ta shesë krijimin e tij epik për 5.2 milionë dollarë.

Ai bazohet në Phantom 2005, por Alexandre i ka dhënë automjetit personalizimin epik. Mundësohet nga modeli 2005, me 6.8 litra V-12. Alexandre ka qenë në biznesin e modifikimit të makinave për rreth 20 vjet.

Atij iu deshën tre muaj për ta copëtuar dhe “ripjekur” këtë mrekulli. Aleksandrit iu desh t’i vishte me lëkurë sediljet, madje shtoi lëkurë krokodili në timonin e makinës.

Për ta zgjeruar këtë "Rolls Royce Phantom 6×6", Alexandre përdori një guaskë dhe bosht të pasmë të serisë shtatë BMW të vitit 2005. Sipas "HotCars", një faqe interneti automobilistike, nuk ka pasur modifikime mekanike të bëra nga Alexandre në motorin standard të Phantom.

Sidoqoftë, motori është i mbuluar me një fletë ari, ashtu sikurse frenat janë prej floriri. Alexandre është mjaft i famshëm për modifikimin e makinave dhe shndërrimin e tyre në kryevepra. Ai modifikoi një "Porsche 911T" të vitit 1971 dhe ndërroi motorin origjinal me të një Bently.