Transmetuar më 22-07-2022, 19:45

PRISHTINË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Pas Presidentes Vjosa Osmani, ai është takuar me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin u dakordësua se duhet të ketë ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale. Gjatë takimit të tyre, për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy vendeve, Kurti vuri theksin te rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe çështje të sovranitetit.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, presidenti Meta tha se duhet përkrahur vetëm nismat gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, sikurse Procesi i Berlinit. Ndërsaurti përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore.

Lidhur me dialogun, Kurti theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk mund të mbetet në fund, por ajo duhet të jetë në qendër të procesit. Po kështu, Kurti kërkoi që Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos ato në të cilat Kosova nuk është anëtare.

Sot në Prishtinë, Meta u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, ndërsa mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës.