Transmetuar më 22-07-2022, 18:58

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2801 testime, 1373 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 1468 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata gjatë 24 orëve të fundit është si vijon: Janë kryer 2801 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1373 qytetarë, në këto bashki:

501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolojë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan.

Janë 9,729 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç. Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2022) Raste të reja ditore 1373 Të shëruar në 24 orë 1468 Të shtruar në spitale 30 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2801

Testime totale 1,897,715 Raste pozitive 302,767 Raste të shëruara 289,515 Raste Aktive 9,729 Humbje jete 3,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,649 Durrës 702 Fier 679 Vlorë 480 Elbasan 425 Berat 413 Shkodër 397 Lezhë 331 Korçë 281 Gjirokastër 160 Dibër 148 Kukës 64

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.