Transmetuar më 12-07-2022, 19:50

Tiranë- Shqipëria ka regjistruar numër rekord personash të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 2623 testime nga të cilat kanë rezultuar 1215 qytetarë pozitivë. Ditën e djeshme në vend u regjistruan 192 raste të reja.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki:

617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.

Lexo edhe: Rritja e numrit të të infektuarve, 5 deri në 8 urgjenca Covid në spital, mjekët: Kanë forma të ndryshme Janë 6,226 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.

Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2022) Raste të reja ditore 1215 Të shëruar në 24 orë 646 Të shtruar në spitale 27 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2623

Testime totale 1,869,375 Raste pozitive 289,391 Raste të shëruara 279,649 Raste Aktive 6,226 Humbje jete 3,516

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,959 Durrës 468 Fier 418 Vlorë 365 Berat 185 Shkodër 190 Elbasan 179 Gjirokastër 143 Lezhë 132 Korçë 91 Dibër 65 Kukës 31