Transmetuar më 07-07-2022, 21:24

Ylli i “Kumbarit” James Caan ka vdekur

James Caan, aktori amerikan shumë i njohur për rolin e tij si Sonny Corleone në The Godfather, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Lajmi i pakëndshëm u bë i ditur përmes llogarisë së tij në Twitter pasditen e së enjtes (7/7), raporton noa.al.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut. Familja vlerëson ngushëllimet dhe ju kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e saj gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në Twitter. Kush ishte James Caan?

I lindur në lagjen e klasës punëtore të Bronksit, Nju Jork, më 26 mars 1940, James ishte djali i dy emigrantëve hebrenj nga Gjermania. Ai u rrit në Queens dhe studioi në Universitetin e Miçiganit.

Më pas u regjistrua në Universitetin Hofstra, ku kishte shokë studentë regjisorin Francis Ford Coppola dhe aktoren e këngëtaren Lainey Kazan, por nuk donte të diplomohej, pasi iu përvesh aktrimit që herët.

Gjatë studimeve në Hofstra u intervistua dhe u pranua në Shkollën e Teatrit të Neighborhood Playhouse në Nju Jork.

James Caan u bë i njohur për rolin e tij si Sonny Corleone në The Godfather, si dhe në një numër filmash të rëndësishëm të viteve 1970, duke përfshirë: Cinderella Liberty (1973), The Gambler (1974), Freebie and the Bean (1974), Rollerball" (1975), "Zonja qesharake" (1975), "Një urë shumë larg" (1977), "Kapitulli i dytë".

Vërehet se për interpretimin e tij në rolin e Sonny Corleone-së nervoz, Caan u vlerësua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit si aktori më i mirë dytësor.

Në vitin 1978 ai mori yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.