Transmetuar më 04-07-2022, 23:36

SARANDË- Përmbyten rrugët e Sarandës. Kanë mjaftuar vetëm disa minuta reshje shiu që uji të vërshojë në disa rrugë të qytetit. Pusetat gjithashtu kanë shpërthyer.

Pushuesit nisën të bëjnë humor pasi sipas tyre tashmë ‘plazh’ mund të bësh edhe nëpër rrugë.

Nuk ka pasur përmbytje banesash dhe biznesesh, por vështirësi në qarkullim.

Pas disa minutash, situata është normalizuar. noa.al