Transmetuar më 04-07-2022, 23:20

Sarandë- Armando Kozma, 22 vjeç, ishte i riu që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e shembjes së tendës së kalçetos nga moti i keq që përfshiu Sarandën.

Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Vdekja e të riut ka lënduar mjaft familjarët, të afërmit, shokët e miqtë e tij.

Një reagim mjaft prekës ka bërë në rrjetet sociale, daja i Armandos, deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi.

Ja postimi i tij:

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin! Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer! Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne! Nga Mami jot, nga babi, nga vellai! Nga te gjithe ne Armandua jone! Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes! Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne! Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej! Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme! Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!