Transmetuar më 04-07-2022, 22:15

Sarandë- Vdes në spital i riu që u plagos nga shembja e kalçetos për shkak të motit të keq.

Armando Kozma, 22 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Sarandës pas ndihmës së dhënë nga mjekët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”.

Si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë i riu mbeti i dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.