Transmetuar më 04-07-2022, 22:00

Sarandë- Shembet kalçeto nga moti i keq, plagoset i riu dhe përfundon rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”.

Si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar Armando Kazma rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.