Transmetuar më 04-07-2022, 21:49

Tiranë- Manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet dhe dënohet me 40 mijë lekë gjobë nga policia.

Gjatë kontrolleve parandaluese për mjetet që bëjnë gara shpejtësie, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan makina intelegjente ka konstatuar një motomjet, tip Kawasaki, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se drejtuesi i motomjetit shtetasi S. K., 33 vjeç, drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K. për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe iu vendos masë administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj.