Transmetuar më 04-07-2022, 19:57

Shkodër- Ngjarje e tmerrshme në Shkodër. Një person qëllon me pistoletë në drejtim të fëmijëve, plumbi fatmirësisht nuk kap asnjërin prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen "Qemal Stafa", në afërsi të shkollës ’28 nëntori’ në qendër të qytetit.

Sipas dëshmitarëve okularë, një person, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Mrekullisht plumbi nuk ka kapur asnjë prej fëmijëve dhe ka përfunduar në vetratat e një dyqani. Vogëlushët janë shpëndarë të terrorizuar.

Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

Më pas ai është është larguar me biçikletë.

Dëshmitarë okularë treguan se burri ishte rreth 50 vjeç.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.