Transmetuar më 04-07-2022, 18:52

Madrid- Trafikantët duket se janë gjithmonë një hapa para.

Policia në Spanjë ka ‘shkatërruar’ një bandë që dyshohet se po ndërtonte drone gjysmë zhytëse, secili në gjendje të transportonte deri në 200 kg drogë nëpër ngushticën e Gjibraltarit. Policía Nacional arrestoi tetë persona në Cádiz, Málaga dhe Barcelonë dhe tha se ishte hera e parë që ata kishin hasur në drone nënujore që përdoreshin për të kontrabanduar drogë.

"Tre automjete nënujore pa pilot u gjetën, njëra prej tyre pothuajse e përfunduar dhe dy ende në ndërtim. Ato do t’u dorëzoheshin narkotrafikantëve francezë për t’u përdorur për të transportuar sasi të konsiderueshme kokaine,"-tha Polica në një deklaratë për mediat.

Oficerët konfiskuan gjithashtu 145 kg hashash, 8 kg marihuanë, 157,370 euro para në dorë dhe gjashtë dronë të mëdhenj ajror që mund të mbulonin një distancë prej 30 km. Edhe pse banda ishte e specializuar në ndërtimin e fundeve të varkave të rreme dhe ndarjeve të fshehura të magazinimit për makinat dhe rimorkiove – kishin gjetur një mënyrë të re.

Hetimi 14-mujor, i kryer në partneritet me policinë franceze, zbuloi se banda kishte ofruar ndihmë logjistike për klientët në Itali, Francë dhe Danimarkë, si dhe për bandat kriminale në Kataloni, Costa del Sol, Campo de Gibraltar dhe Ceuta. 6 nga 8 personat e akuzuar për trafik droge dhe anëtarë të një organizate kriminale janë lënë në paraburgim./ TheGuardian