Transmetuar më 04-07-2022, 17:20

Shkodër- Një 48-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Golem të Shkodrës ndërsa ka qenë duke prerë dru.

Sipas policisë 48-vjeçari F.Ç ka qenë duke prerë një pemë, ndërkohë që e ka goditur një trung në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (noa.al/M.D)